“Besoj shumë në ‘hakmarrje’”, Muriqi kujton banerin e hapur nga tifozët rumunë: Nuk duhet t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë

Date:

- Advertisement -

Kosova do të nisë mbrëmjen e nesërme edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Rumanisë përkrahë trajnerit Franko Foda. Sulmuesi shqiptar ka deklaruar se dardanët besojnë te një “hakmarrje” ndaj rumunëve, ndaj të cilëve humbën në kualifikueset e Europianit Gjermani 2024, ku gjithashtu pati edhe një ndalesë prej afërsisht një ore për shkak të banerit “Kosova është Serbi” që u shpalos nga ultrasit e Rumanisë.

“Besojmë shumë në “hakmarrje” brenda vijave kufizuese. Është shumë me rëndësi kjo punë, sepse nuk duhet t’ja kthejmë njësoj siç na e bënë ata. Ne, sidomos lojtarët që do të jenë në fushë, duam të mbetemi brenda vijave kufizuese. Nëse e fitojmë 3-pikëshin, do të jetë një goditje shumë e madhe për ta. Me gjithë respektin për kombëtaret tjera, ne dhe Rumania jemi favorit për vendin e parë. E vlerësojmë shumë si kundërshtar Rumaninë, ata e merituan të kualifikohen, kanë lojtarë shumë të mirë. Por me gjithë respektin për Rumaninë, ne do të shkojmë për fitore”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...