Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 milionë Euro për Eldi Dizdarin dhe ty. Martinaj: “Ai s’ka as morra”

Date:

- Advertisement -

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervsi Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” – Duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.

I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.

Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.

Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.

Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”

Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.

Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.

Më tej në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.

Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes.

Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.

“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”- i shkruan Visit, Behar Bajri.

Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.

“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.

Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.

Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.

Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.

Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Donald Trump gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald...

“Shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në...

U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari i njohur, ish-shefi i Shqiponjave rikthehet në punë, ja detyra që merr

Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori...