Denoncimi: Prindër, bëni kujdes nga ‘Big Market’ dhe ‘Lufra’, ja si po na helmojnë fëmijët

Date:

- Advertisement -

Skandalet në lidhje me cilësinë e produkteve që tregtohen në Shqipëri nuk kanë fund. Shitja e produkteve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Së fundmi ka qenë gazetari Andi Llabuti i cili denoncoi një rast flagrant që i ndodhi gjatë fundjavës në “Big Market”. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet se kompania “Lufra” po helmon shqiptarët duke tregtuar qumësht të prishur.

Gazetari tregon se bleu në një nga pikat e ‘Big Market’ një bidon qumësht ‘Lufra’, për vajzën e tij, i cili mbante datën e skadencës më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit, por i rezultoi i prishur. Llabuti i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë pasi mund të helmojnë fëmijët e tyre me produktet e skaduara dhe jashtë standardit që shiten jo në pak raste në ‘Big Market’.

“Ditën e shtune unë e kam pushim dhe i përkushtohem familjes, pra nuk bëj dot rolin e gazetarit. Sot si ditë pushimi zbrita poshtë tek ‘Big Market’ dhe marr një bidon me qumësht 1.4 litra. Hapa tapën para se t’ia jepja bijës time, shikoj tapën që skandonte më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit. E provova nuk mu duk as si qumësht as si kos. Kuptova që kisha blerë qumësht të prishur. Mu errën sytë komplet, ashtu siç isha zbrita poshtë sepse mu errën sytë për fëmijën tim 8 muajshe, për pak e helmova. Zbrita poshtë dhe u them punëtorëve të ‘Big Market’, ky qumësht është i prishur. Më thanë cfarë date skadence kanë: I thashë ka edhe 5 ditë kohë që të skadojë. Ky qumështi është ‘Lufra’ firma më e dështuar dhe e degjeneruar që e shesin të degjeneruarit. Prindër të dashur keni një detyrë shumë të madhe për të bërë. Të merrni produktet dhe ti provoni juve më parë pastaj fëmijët tuaj. Përderisa ju kishit dëshirë të bëheshit prindër atëherë duhet të bëni këtë detyrë. Kjo kohë ka ardhur dhe nuk keni zgjidhje tjetër”, tha gjatë denoncimit gazetari Andi Llabuti.

Pas denoncimit të gazetarit, qytetarët kanë ngritur akuza edhe për neglizhencë të kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), të cilët shprehen se punonjësit “mbyllin sytë” kur marrin ryshfetin nga pronarët e bizneseve të cilët jo pak herë shesin produkte jashtë standardit. Një nga komentuesit në videon e gazetarit, tregon rastin e djalt të tij, i cili ka punuar në një market serioz dhe AKU lajmëronte paraprakisht per kontroll, bënin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me verë edhe pije të shrenjta pa bërë asnjë lloj kontrolli.

“Im bir ka punuar ne nje market shuke serioz ku AKU lajmeronte paraprakisht per kontroll .benin sikur kontrollonin edhe dilnin me arkat me vere edhe pije te shrenjta pa ber asnje lloj kontrolli,”-shkruan komentuesi.

Kjo nuk është hera e parë që ‘Big Market denoncohet për shitjen e produkteve ushqimore jashtë standardit, ku disa javë më parë ZËRI publikoi një tjetër rast me vezët ‘ovital’, të cilat klientes i rezultuan të prishura./ZËRI

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....