“Kërkuam edhe Keidi Baren”! Silvinjo shpjegon listën e Shqipërisë: Vetëm pak durim me Ernest Muçin

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit. Për herë të parë u ftua Pajaziti, kthehet Muçi, Daku dhe Uzuni, ndërsa Hysaj thirret edhe pa ekip. Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp ku ka dhënë shpjegimet e tij sa i përket futbollistëve të grumbulluar.

“Manaj u dëmtua dhe nuk luajti më, nuk kemi dashur të rrezikojmë. Berisha u dëmtua gjithashtu, Keidi Bare është dëmtuar, ne kemi folur me mjekun e Zaragozës dhe na tha se Keidi kërkon më shumë kohë rikuperimi.

Abrashi mund të jap ende në Kombëtare me eksperiencën e tij, kam besim te ai. Pajazitin e njoh mirë, më pëlqen shumë, luan kudo në mesfushë.

Tucin e kam parë te Sparta, e kam takuar në Ceki, thjesht këtë herë vendosa për këto zgjedhje. Asani? Laci mund të jetë përshtatur disi në atë rol, para tre muajsh ishte Mucolli zëvendësues, por për fatin e keq u dëmtua.

Muçi? Ka rrugë të bukur përpara, por kur një lojtar ndryshon klub, ndryshon jetën dhe shtetin, prandaj duhet përshtatje. Unë kam vetëm një fjalë për Muçin: “Durim”.

Jam shumë i lumtur me Muçin po ashtu si ju. Spahiu dhe Zeka? I dhamë mundësinë, nuk ishte eksperiment. Pamë disa video të tyre dhe i provuam, Kombëtarja është gjithmonë e hapur për mundësi të tjera”, tha Silvinjo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...