“Kjo fitore na mban gjallë deri në Krishtlindje”, Ançeloti nuk dorëzohet: Pavarësisht gjithë vështirësive, ne jemi aty

Date:

- Advertisement -

Reali i Madridit ka reaguar mbrëmjen e sotme përballë Atalantës. Klubi spanjoll ka mposhtur bergamaskët me shifrat 2-3 në Ligën e Kampionëve dhe ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme për renditjen. Karlo Ançeloti ka pranuar në konferencë për shtyp vështirësinë e një ndeshjeje ndaj një kundërshtari si Atalanta, por ka theksuar se kjo fitore i mban ende gjallë shpresat e tyre.

“Ishte një ndeshje ku ndeshje ku garuam, luftuam. Pavarësisht të gjitha vështirësive që kemi, jemi aty. Fizikisht, Atalanta të konsumon shumë. Në fund ndeshja na doli mirë. Jemi shumë të lumtur. Jo vetëm për 3 pikët, por sepse kjo fitore na lejon të jemi gjallë deri në Krishtlindje. Duhet të rezistojmë deri në Krishtlindje. Jemi mposhtur në dy ndeshjet e fundit nga dy kundërshtarë shumë të fortë, por kurrë nuk kemi dhënë përshtypjen e një ekipi të humbur”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...