Kosova publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, rikthehen Zhegrova, Muric e Muslija dhe kërkojnë falje me letër publike

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit. Kosova do të luajë kundër Lituanisë më 12 tetor në transfertë, ndërsa 2 ditë më vonë do të presë në shtëpi Qipron.

Ajo ç’ka bie në sy në këtë listë janë rikthimi i portierit, Aron Muric, mesfushorit Muslija dhe sulmuesit Edon Zhegrova. Të 3 këta futbollistë u përjashtuan nga përfaqësuesja dardane për shkak se kishin thyer rregullat. Por tashmë janë rikthyer dhe kanë kërkuar falje me një letër publike.

Letra:

Të nderuar:

Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtarës së Kosovës

Po u drejtohemi me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar!

Për këtë ne duam ti kërkojmë falje, Trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve.

Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirë në të ardhmën.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...