“Mbizotëron në tokë dhe në ajër”! Sezoni “i çmendur” i Ardian Ismajlit, italianët e shpallin lojtarin më të mirë ndaj Fiorentinës

Date:

- Advertisement -

Ardian Ismajli e ka nisur këtë sezon të ri në mënyrë të përsosur. Fantastik ishte në ndeshjet me Shqipërinë në shtator, kështu po vazhdon edhe me Empolin në Serinë A. Kjo skuadër është mes atyre që kanë pësuar më pak gola deri tani në kampionatin italian, ndërsa mbajtën portën e paprekur edhe ndaj Fiorentinës në barazimin 0-0.

Me apo pa shiritin e kapitenit, Ismajli dëshmohet edhe njëherë tjetër si një lider i pathyeshëm. Për Tuttomercatoweb, mbrojtësi shqiptar ishte lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 7. “E dëshmon veten si një lojtar kyc në mbrojtjen e Empolit. Gjithmonë i fokusuar dhe i përpiktë në mbyllje, fiton pothuajse të gjitha duelet ajrore me sulmuesit kundërshtarë. Përvoja e tij dhe pozicionimi i saktë janë thelbësore në mbrojtje dhe neutralizimin e sulmeve të Fiorentinës”, shkruan media italiane.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...