Mërzitu me mua si trajner, por jo si njeri”! Silvinjo ngre entuziazmin: T’ia dalim nesër për KOMBIN

Date:

- Advertisement -

Silvinjo doli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gjeorgjinë. Trajneri ka kërkuar përqendrim dhe vëmendje maksimale në këtë përballje, teksa u shpreh se djemtë kuqezi do të bëjnë gjithçka për të përfaqësuar sa më mirë kombin shqiptar.

“Do mundohemi të bëjmë një përfaqësim të mirë. Grupi është i ekulibruar. Trajneri përgatitet për fitore, të paktën barazimi. Nëse nuk jemi si duhet humbasim. Stadiumi do jetë full me tifozë, presim ndeshje të bukur. Duam të përfaqësojmë sa më mirë Kombin nesër.

Gjatë 1 ndeshje mund të bësh 5 ose 2 ndryshime në varësi të situatave. Me Ukrainën ishim mirë dhe ndryshimet u bënë vetëm atëherë kur duhej. Kohë e vogël rikuperimi, por sot bëmë stërvitjen e parë pas udhëtimit dhe nesër do të vendosim për lojtarët që do të jenë në fushë. Do të shohim gjendjen fizike për formacionin nesër. Kemi 23 lojtarë të gatshëm, të gjithë janë mirë, por do të shohim nëse mund të bëjmë ndryshim taktik. Nesër do të jetë më e qartë.

Bajrami si mesfushor krahu? Prej 1 viti e gjysëm që punojmë, filluam në Poloni me 4-3-3 me Uzunin në krah, ndërsa tani ai është sulmues qendre. E njëjta edhe me Bajramin. Në miqësore e nisëm me të njëjtën skemë dhe Bajramin në krah. Do të vendosim në bazë ta karakteristikave të lotjarëve. Bajrami do hapsira dhe është fleksibël në pozicione të ndryshme. Lojtarët kanë mundësi për disa alternativa.

Air Albania një fortesë, nuk pësojmë as gol? Është bërë një punë e mirë, lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me forcë. Futbolli të konsumon energji dhe duhet të rikujtoj një shprehje: Nëse nuk je Messi, nuk ke nevoj të kthehesh në mbrojtje. Gjeorgjia është ekip i ekuilibruar. Ekip i bukur dhe besoj se loja do të jetë e tillë.

Manaj, Laçi e Ismajli nuk luanin shumë në Europian, ndërsa ndaj Ukrainës më të mirët? Më pëlqen që kemi krijuar këtë marrëdhënie. Futbolli është si jeta dhe shihet si mundësi. Gjimshiti nuk ishte në 2016, por tani është kapiten. Nuk ka asgjë personale, Ancelotti thotë që një lojtar mund të mërzitet me mua për vendimet e mia si trajner, por jo me mua si Carlo.

Bëmë një Europian të bukur me ekipe të vështira, tani do të luajmë akoma më fort. Shohim një cikël të ri që duhet të përmirësohet. Kombëtarja është e hapur për të gjithë, kudo që janë shqiptarët janë të ftuar. Më pëlqen që lojtarët kanë idenë se duhet të përmirësohen”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...