“Ne nuk kemi ardhur nga mali, nuk na e mësoi futbollin Silvinjo”! Munishi shpërthen: Tani po ia them hapur, këto histori nuk “i ha pazari”

Date:

- Advertisement -

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Trajneri i njohur ka bërë analizën e humbjes së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa nuk u përmbajt aspak me sjelljen e Silvinjos që nuk e ka lënë të kënaqur. Gjithashtu Munishi tregoi se Shqipëria ndaloi së luajturi futboll në momentin që Arbër Hoxha doli nga fusha e blertë.

“Arbër Hoxha ishte i vetmi që driblonte dje te Shqipëria një kundër një, asnjë tjetër nuk ka dribluar. Madje sa ka dribluar dje Arbër Hoxha nuk ka dribluar i gjithë ekipi i Shqipërisë, në momentin kur doli Hoxha, Shqipëria nuk luajti më futboll. Sigurisht që nuk ishte ndeshja më e mirë e tij, por merr notë kaluese. Driblimi nuk i doli gjithmonë, por të paktën tentonte dhe e ka atë aftësi. Unë e them nga këtu se Arbër Hoxha është super lojtar, madje është më driblues se Kvartskhelia.

Nuk më ka pëlqyer deklarata e Silvinjos dhe në raport me Arbërin, që tha se është ndryshe të luash titullar dhe ndryshe 10 minuta, lojtari i mirë është lojtari i mirë, çfarë lidhje ka? Është ekskluziviteti i Silvinjos, e merr ai vendimin nëse e fut apo jo, por jo ta thotë në këtë mënyrë që e futa unë dhe ua mbylla juve gojën tani. Ato nuk na shiten ne, nuk i ha pazari, nuk shkojnë ato te ne.

Te je trajner, merr vendimet, analistët dhe specialistët kanë punën e tyre do të flasin, ndonjëherë edhe gabojmë, por jo të thuash ti e patë ju Arbër Hoxhën dhe mbylleni gojën. Dhe disa ndeshje Silvinjo mund të bënte më mirë, tani po ia them hapur. Edhe ne kemi luajtur futboll, edhe ne e njohim futbollin, nuk kemi ardhur nga mali. Tani erdhi Silvinjo dhe na zbuloi futbollin ne dhe po na tregon se ku kemi të drejtë dhe ku je.

Edhe ne kemi gabimet tona, edhe Guardiola ka gabimet e tij. Unë tani të numëroj 10 gabimet e Guardiolës që ka bërë në një ndeshje, se është më e lehtë ta bësh këtë pas ndeshje. Silvinjo merr vendimet, edhe unë si trajner gaboj, nuk jemi të pagabueshëm, po jo të thotë që Arbëri luani vetëm nga stoli jo si titullar, kjo është pa lidhje.

Me Uzunin ka bërë gabim, me Cikalleshin ka bërë gabim, me Ismajlin ka bërë gabim, me Berishën po ashtu në Europian, nuk i kemi thënë asgjë, nuk kemi dashur të prishim atmosferën. A më thoni ju se ka lojtarë më të mirë se Myrto Uzuni aty që luan në Spanjë? Nuk dua të përmend emra konkret, por Uzuni është super lojtar dhe luan në kampionat të fortë. Shumë e padrejtë edhe mënyra sesi u largua Cikalleshi. Tani ngadalë pak, të bëhet pak më korrekt. Ne jemi këtu për të bërë më mirë, që Silvinjo të marrë lojtarët më në formë dhe të marrë vendimet e tij, por jo t’i tregojë opinionit që kush ka të drejtë dhe kush jo”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...