Nga 16 vite shofer kamioni te suksesi i biznesit familjar, Arben Dervishi rrëfehet për vitet e vështira në SHBA

Date:

- Advertisement -

Aktori Arben Dervishi u rikthye në teatër me shfaqjen “Karnavalet e Korçës” krah partneres së tij në skenë, Zamira Kitës. Aktori i ka munguar skenës për shumë vite pasi është shpërngulur me familjen në SHBA.

Ai shkoi atje në vitin 2003 dhe rrëfeu më shumë për fillimet e tij për emisionin “Rudina” në Tv Klan. Dervishi tha se në SHBA nisi të bënte punë të zakonshme. Për 16 vite, Arben Dervishi punoi si shofer kamioni.

Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresht në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme. Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje, sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla, ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë. Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina… Ishte një stres i tmerrshëm. Madje, kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekstin, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën. Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet. Punova shumë. Në dimrat e tmerrshëm të Miçiganit me borë, rrugët e gjata, koha e gjatë e punës, do të ngriheshe çdo ditë në 4 të mëngjesit.”

Më tej, pasi u rritën vajzat, aktori tregoi se vendosën që të hapnin një biznes. Ata hapën një kafene të vogël në Miçigan, të cilën e kanë ende dhe madje në vitin 2003 fitoi edhe çmimin “Kafja më e mirë” nga vlerësimet e larta të klientëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...