Paraqitjet e kuqezinjve/ Javë fantastike për kuqezinjtë, 6 gola & 3 asiste

Date:

- Advertisement -

Java që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për legjionarët kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm. Shumë prej lojtarëve të Kombëtares kanë dhënë kontributin e tyre me gola e asiste, si edhe kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira në fushë.

Goli i Qazim Laçit:

@championsleague Laçi that is filthy 🥵 #UCL ♬ ULTRA VUK TRASHXRL – 𝔻ℤ 𝕊𝕠𝕟𝕘𝕤 ➠

Qazim Laçi debutoi me gol me skuadrën e Sparta Prague në UEFA Champions League. Mesfushori kuqezi e nisi si titullar ndaj Salzburg dhe vulosi fitoren fantastike 3-0 të skuadrës së tij në minutën e 58-të. Një gol mjaft i bukur nga Laçi, i cili me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Një debutim fantastik edhe për Jasir Asanin në Champions-in e Azisë. Sulmuesi kuqezi realizoi tre gola spektakolar që në takimin e parë me Gwangju ndaj Yokohama F. Marinos. Asani zhbllokoi takimin në minutën e 2-të, e më pas shënoi edhe në të 55-ën dhe në fundin e ndeshjes (90+2). Gjithashtu, Asani dha edhe një asist në minutën e 68-të që u shndërrua në gol nga Mikeltadze.

Myrto Uzuni shënoi golin e dytë radhazi me ekipin e Granada në kampionat. Sulmuesi kuqezi realizoi në minutën e 77-të në barazimin 2-2 ndaj Malaga.

Rrugën e rrjetës këtë javë e gjeti edhe Taulant Seferi. Që në ndeshjen e parë si titullar me skuadrën e re Bodrumspor, Seferi ishte menjëherë vendimtar pasi shënoi gol dhe vulosi fitoren minimale 1-0 ndaj Hatayspor. Në fund të sfidës sulmuesi kuqezi u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes me notën 8.1 nga sajti i specalizuar për statistika sofascore.

Impakt pozitiv në ndeshjen e parë si titullar la edhe Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dha kontributin e tij me një asist në fitoren 3-0 të Rangers ndaj Dundee FC.

Në Seria A, Ylber Ramadani vijon me paraqitjet e mira. Këtë herë mesfushori kuqezi asistoi për golin e parë të Lecce në barazimin 2-2 ndaj Parma.

Këtë javë titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha dhe Sebastjan Spahiu.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...