“Peng kam ndeshjet me Tiranën dhe Dinamon”, presidenti Llupa: Në Ballsh nisin fitoret jashtë të Elbasanit

Date:

- Advertisement -

Kujtim Llupa është “i freskët” si president në Superiore, por nuk i trembet aspak këtij niveli.-1200-630-1717532056×666-869Përkundrazi, me Elbasanin e tij synon patjetër që të arrijë diçka që në vitin e parë mes më të mirëve. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, presidenti i verdhebluve ndalet te starti i këtij sezoni, që e konsideron pozitiv. Ai ka edhe “pengjet” e veta për atë çfarë ka ndodhur deri tani në kampionat, siç janë barazimi me Tiranën në transfertë, apo edhe humbja me Dinamon në Elbasan, duke parë se si rrodhën ngjarjet në fushë. Presidenti Llupa pret tanimë edhe fitoren e parë në transfertë, ku kalendari i ka rezervuar një fushë të vështirë, siç është ajo e Ballshit.

President, sa i kënaqur jeni me ecurinë e skuadrës deri më tani?

Si fillim, mund të them që starti nuk është i keq, por pozitiv. Jam i kënaqur nga ekipi dhe stafi drejtues.

Keni humbur disa pikë në fund, cila ndeshje ju ka zhgënjyer më shumë?

Ndeshja me zhgënjimin më të madh është ajo me Tiranën, që për fat të keq nuk e fituam dot në fund. Do të veçoja edhe pikën e humbur me Dinamon. Përmenda këto dy ndeshje për vetë faktin se si ka shkuar loja. I kishim mundësitë për të dalë me rezultate më të mira, por futbolli i ka këto dhe duhet t’i pranojmë.

Këtë javë luani me Bylisin dhe Elbasani ende nuk ka fituar në transfertë. Keni besim se do t’ia dilni këtë herë?

Realisht kam besim se nga kjo javë do të nisin edhe fitoret jashtë fushe për skuadrën tonë. Bylisi meriton respekt për skuadrën që ka dhe do të jetë një përballje e vështirë, por kam besim te skuadra e Elbasanit se do të dalë me tri pikë. Në Ballsh është një ambient mikpritës dhe personalisht kam një marrëdhënie shumë të mirë edhe me presidentin Kapllanaj, ashtu si me të gjithë kolegët e tjerë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related