Pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

Date:

- Advertisement -

Përfitimet e pensionistëve kanë pësuar një rritje qesharake, vetëm 20 lekë në ditë, sa për një gjysmë bilete autobuzi, ndërsa qeveria shpenzon vetëm 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për pensionet dhe shpenzon plot 50% të PBB për PPP-të.

Sipas indeksimit me 4.1% të qeverisë, pensionet në qytet rriten me rreth 752 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, mori 453 lekë më tepër.

Indeksimi 4.1% dhe premtimet boshe të qeverisë, kanë detyruar qindra pensionistë nga e gjithë Shqipëria që të protestojnë përpara Kryeministrisë.

Pavarësisht moshës, sëmundjeve, apo pamundësive financiare, minatorë, naftëtarë, invalidë, ish-ushatarakë etj., janë mbledhur për të kërkuar pensione më të larta, pas dhjetëra viteve punë gjatë jetës së tyre, që në fund u shpërblyen me pensione minimale.

Të mbledhur sot para kryeministrisë, qytetarët në mbështjeve të pensionistëve si dhe një grup përfaqësues i tyre kanë bërë thirrje që ditën e nesërme, të bashkohen të gjtihë përpara kryeministrisë në mbështetje të kësaj kauze.

“Ne do t’i vazhdojmë protestat tona deri në plotësimin e këtyre kërkesave. Ftojmë edhe një herë të gjithë pensionistët e qytetarët e këtij vendi që t’i bashkohen protestës së nesërme”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...