Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë Europianin U21 në 2027

Date:

- Advertisement -

Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027 në një projekt futbolli që thuhet se do të kapërcejë tensionet politike.

UEFA tha të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi afatin e fundit për të paraqitur planet e detajuara të turneut.

Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.

Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, tha se “është një projekt 100% futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që mund të përcillet”.

Por pavarësisht këtyre deklaratave edhe në Kampionatin Evropian të mbajtur në Gjermani, tensionet mes dy vendeve të Ballkanit nuk munguan ashtu si edhe gjobat e majme nga UEFA.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...