Silvinjo, a je çmendur? 12 ekipe të ndërruara dhe 25 vjeç, pritet të jetë befasia e Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Kur doli lista e Shqipërisë për Ligën e Kombeve, të gjithë janë habitur dhe shumëkush ka nënqeshur kur ka parë emrat në të. Teksa lojtarët e Kombëtares i janë bashkangjitur kampionateve më të forta në Europë, të themi të drejtën, një lojtar i mbërritur nga Superiorja shihet gjithmonë me paragjykim.

Në të njëjtën mënyrë siç u pa edhe Jasir Asani. Kur mbërriti te Shqipëria shumëkush qeshi dhe tha me vete: “Në rregull, e ka marrë formalisht, do të jetë në stol, nuk ka shanse të luajë te Kombëtarja”. Pas ndeshjes së parë me Poloninë sërish e menduan si një rastësi dhe kur Asani realizoi kryeveprat e tij, të gjithë nxituan për të treguar se kush ishte njeriu i parë që kishte besuar gjithmonë te lojtari i Shqipërisë.

I njëjti paragjykim ekziston edhe për Spahiun, edhe për Zekën, edhe për Hadrojn. Por përpara se të qeshim dhe paragjykojmë, ndoshta është më mirë të presim pak, t’i japim një shans lojtarëve për të treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë dhe më pas t’i gjykojmë.

Silvinjo deri tani ka treguar se në zgjedhjet gjatë ndeshjes mund të gabojë, por nuhatjen në grumbullimet e lojtarëve e ka të pagabueshme. Mario Mitaj, Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, në fund të fundit janë afrimet e Silvinjos apo jo?

Nëse për Spahiun dhe Hadrojn ekzistojnë më pak gjasa që të marrin vendin e tyre në formacion, thuhet se Agim Zeka do të ketë mundësi për të treguar aftësitë e tij. Lojtari i Partizanit pritet të zëvendësojë nga stoli Jasir Asanin, por do të ketë minuta të konsiderueshme me fanellën e Kombëtares në ndeshjet e shtatorit.

Një lojtar me karrierë disi të çuditshme, nga Kosova në Shqipëri, nga Skënderbeu te Lille, nga Lille në huazim te Varzim në Portugali, aventura të ndryshme te Mouscron, Austria e Vienës, rikthim në Kosovë te Drinica e Prishtina dhe më pas sërish në Shqipëri me Erzenin dhe Partizanin.

Besojeni ose jo, por Agim Zeka ka bërë 12 ndërrime ekipesh dhe transferime deri tani, duke përfshirë huazimet dhe shitjet e tij dhe është vetëm në moshën 25-vjeçare. Një histori e rrallë kjo që kalon edhe atë të Rei Manajt. Pavarësisht se nuk është ylli i Superiores te Partizani për momentin, e kaluara tregon se Agim Zeka e ka elementin e befasisë. Të shohim se çfarë do të arrijë Silvinjo me këtë lojtar, por e sigurt është se trajneri i Shqipërisë e ka debulesë dhe di sesa ta trajtojë të majtën… /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...