Tigra dhe luanë, moda e grupeve kriminale, dhe jo vetëm, për të treguar forcë dhe pushtet

Date:

- Advertisement -

Një trend i ri ka pushtuar Ballkanin, veçanërisht Shqipërinë, ku mbajtja e maceve të mëdha, si luanit dhe tigrit, është bërë simbol i statusit mes individëve të profilit të lartë.

Revista amerikane “New Lines Magazine” raporton se, pavarësisht se mbajtja e këtyre kafshëve është e paligjshme për individët, shumë shqiptarë po i shfaqin ato në rrjetet sociale.

Në artikull thuhet se në të gjithë Ballkanin, macet e mëdha janë bërë simbolet e fundit të pushtetit mes kriminelëve dhe influencuesve, për të cilët natyra e tyre e rrezikshme, ekskluziviteti dhe çmimet e larta janë tregues të suksesit. Për individët, mbajtja e kafshëve ekzotike si luanët është e paligjshme. Pronësia zyrtare është e kufizuar në kopshtet zoologjike, parqet e kafshëve të egra dhe institucionet e miratuara me leje të veçanta. Por kjo nuk i ka penguar shqiptarët me shumë para, të marrin luanë dhe t’i shfaqin ato në rrjetet e tyre sociale.

Një shembull konkret është reperi i njohur Noizy, i cili reklamon hapur luanin e tij këlysh, duke nxitur më tej këtë fenomen.

Edhe i ndjeri Ildi Pajtoni, që pak muaj më pare humbi jetën në një aksident, mbante një luan në banesë dhe shpesh e shfaqte në video me makinat e tij luksoze.

Një tjetër rast është ai i Gëzim Çelës, i arrestuar për përfshirje në krimin e organizuar, që gjithashtu kishte luanë. Ndërkohë, Bajrët e Shkodrës janë po ashtu pjesë e kësaj mode, me videon e luanit “King Didi” që po qarkullon në TikTok.

I famshëm në rrjetet sociale është edhe “Mbreti Simba”, i Ervis Martinaj, i cili është zhdukur nën rrethana misterioze.

Ekspertët shqiptarë të tregtisë së kafshëve ekzotike thonë se gangsterët dhe influencuesit ballkanikë e morën frymëzimin e tyre nga elitat e Lindjes së Mesme.

“Është çështje statusi për ta, unë zotëroj një luan, jam si sheiku i Dubait, duke iu referuar në mënyrë indirekte princit të kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed Al Maktoum dhe luanit të përkëdhelur Moochi”.

Blerja e luanëve dhe tigrave po bëhet më e lehtë. Blerësit e interesuar nuk kanë më nevojë të kërkojnë në tregun e zi fizik; ata thjesht mund të shfletojnë internetin ose të vizitojnë një dyqan kafshësh për të blerë këto specie ekzotike.

Në përgjigje të një kërkese për koment nga New Lines , policia shqiptare tha se në 10 vitet e fundit nuk ka marrë “asnjë masë” ndaj veprës penale të “tregtimit të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Ekspertët e kafshëve paralajmërojnë për kostot e larta të mbajtjes së këtyre kafshëve, që arrijnë deri në 2500 dollarë në muaj, duke e bërë këtë një aktivitet të papërballueshëm për shumicën. Sipas tyre deri në 90 luanë mund të mbahen ilegalisht në Shqipëri, shumë prej të cilëve kanë origjinë nga vendet fqinje.

Me vlerë rreth 23 miliardë dollarë në vit, tregtia e paligjshme e kafshëve të egra është aktiviteti i katërt më i madh kriminal në mbarë botën, sipas Forumit Ekonomik Botëror, pas trafikimit të armëve, narkotikëve dhe njerëzve. Si një nga aktivitetet e paligjshme më të përhapura në botë, ai është përgjegjës për shkatërrimin e specieve, shkatërrimin e biodiversitetit dhe gjenerimin e sasive të mëdha të mjerimit të kafshëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...