Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar me dy emra

Date:

- Advertisement -

Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet tona, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me dy identitete, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Vazhdon padrejtësia e madhe me Ernest Muçin në Turqi, e ulin në stol në momentin më të mirë

Ernest Muçi po vuan menaxhimin e dobët te Beshiktashi....

Kristjan Asllani kthehet në çështje, tifozët e Inter kërkojnë largimin e tij

Kristjan Asllani tashmë është kthyer në çështje, ashtu siç...