U vra sot në Astir/ Kush është Amarildo Hoxhallari, organizatori i atentatit të Pajtim Serjanit në 2015-ën

Date:

- Advertisement -

Amarildo Hoxhallari ka mbetur i vrarë pasditen e sotme nga një 25-vjeçar me emrin Darmian Keli në lagjen Astir në Tiranë. 34-vjeçari është qëlluar me thikë nga Keli, për shkak se ka ngacmuar partneren e 25-vjeçarit. Hoxhallari u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, humbi jetën.

Amarildo Hoxhallari nuk është emër i pa njohur për Policinë, pasi është arrestuar në vitin 2015 si organizator i atentatit të Pajtim Serjanit. Amarildo së bashku me kushuririn e tij Aurel Hoxhallari janë prangosur në atë vit si dy organizatorët e atentatit të Serjanit,por u lanë në lirë më pas për mungesë provash.

Si ndodhi atentati në vitin 2015?

Atentati ndaj Pajtim Serjanit ndodhi më 5 janar 2015 në Rrugën e Kavajës, në hyrje të rrugës “Islam Alla”. Një person që u identifikua si Arjanit Sterjo iu afrua dhe e qëlloi Serjanin, duke e plagosur. Në këtë moment ka ndërhyrë punonjësi i policisë, Roland Meta, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi ka thirrur “Ndal, Policia!” ka qëlluar në drejtim të Sterjos. Nga shkëmbimi i zjarrit, polici Meta mbeti i plagosur, ndërsa Sterjo i vrarë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...