Vrau shokun e ngushtë, Endrit Alibejn, dhe i shkoi në varrim. Franc Çopja në “Sky”: E qante gruaja rumune: “Endrit, jubira miaa”

Date:

- Advertisement -

Një ditë pas masakrës me tre të vrarë në Bradashesh (ku një prej tyre ishte shoku i tij i ngushtë dhe bashkëpunëtor në trafikun e kokainës, Endrit Alibej), organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve, Franc Çopja, shkoi për ngushëllim te familja e viktimës dhe i hodhi 50 euro.

Çopja e tregoi me shumë mburrje këtë gjest në komunikimet “Sky” me kushëririn e tij, Renato Musaku, tregtar makinash nga Elbasani, i cili është shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

Gjithashtu, i përshkroi Musakut gjendjen e rëndë të familjarëve të të ndjerit, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit e qante në gjuhën e vet: “…Endrit jubira miaaaa…”

Shtatë muaj pasi grupi i Talo Çelës kreu vrasjen e trefishtë, financuesi i vrasjes, Franc Çopja, i thotë dikujt tjetër se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

“Në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”, shkroi Franci.

Personi tjetër ia ktheu me të qeshur: “hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Franc Çopja ia kthen duke i thënë se nuk ishte hera e parë që i shkonte për ngushëllim: “Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Më tej, personi me të cilin po fliste e pyeti Çopjan se kush është “Tarzani”.

“‘Tarzani’ a ky para veti 3, ke ‘Reng-Roveri’, hahaha këtë që se kapshin plumbat Rob q***…”, ia ktheu Çopka.

Një vit e gjysmë nga masakra në Bradashesh të Elbasanit, ku u vranë tri persona: Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranay, Franc Çopja, nga Dubai, komunikon me kushëririn e tij në Elbasan, Renato Musakun.

Çopja i tha Renato Musakut se Talo Çela dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij bënë gabime prej arrogancës, u shpërqendruan dhe folën me persona të tretë për krimet ku kishin qenë të përfshirë. Sipas tij duhej të ishin treguar më kujdesshëm, sepse nuk e kishte planifikuar që gjërat të shkonin ashtu dhe veprimet e pakujdesshme të Talos dhe grupit të tij pas ngjarjeve mund t’i nxirrnin zbuluar.

“Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu… Po ngrit huna përpjet…”

Gjithashtu, Franci u shpreh se anëtarët e familjes Alibej, ishin në ajër, sepse nuk e dinin nga u vinte problemi, kush ishin personat që financuan dhe porositën vrasjen e familjarëve të tyre.

Madje, i tha se i kishte shkuar për vaki dhe i kishte thënë me ironi: “…t’i rrojnë familjarët!…”.

Nga ana tjetër, Renato Musaku i tha Franc Çopjas se duhet ta vendosi përsëri në vijë grupin e tij të vrasësve me pagesë. Ndërsa ky i fundit ia ktheu se grupi u dëmtua që kur u arrestua Klevis Alla, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, por doli se kishte gënjyer prokurorët duke i thënë qëllimisht emrat e Talo Çelës dhe Altin Ndocit në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Prill 2020, në Durrës: “…po duhesh me u majt pak ma në kontroll, po hajt ma duhet me pa si me i van në vijë prapë…”.

“…u zbulun ato të gjithë. Po çar ti baj Talos unë, fluturon me bisht në bythë. Se ato ishin ajrorë, s’dishin gja nga po i vinte. Po Talo b*ja, iku me i ven aty doli pastaj gaboi. Iku nga menja vet Talo, si pall k**i, tha e njof unë këtë shkoj unë i them. Kjo punë s’do trima budallej. Unë ja thash live atyne, majeni men i thash ato thanë vari k**n, këtij kalamanit. Kur re ti burg, u zhduka unë s’dilja ma lirshem s’ikja ma as Shqipri. Bana ca lekë,ene hec babeeee ça ti baja??? Ika i piva një kafe, i hodha i 50 eurosh. Trroni vet, ti rrojnë dashmit i thashë hahahaha”, shkroi, ndërsa Musaku ia ktheu me të qeshur.

Në maj të vitit 2020, Franc Çopja foli në “Sky” me një person tjetër dhe i tha se ka pesë vjet i ngarkuar duke u marrë me vrasjet e kundërshtarëve të tij:“…shoku jam i vogël me moshë, po kam 10 vjet pa pushim. Sidomos këtë 5 vjeçarin e funit, as familje asgja s’po shijoj. Mall, intriga, lek, vrite-prite, më hikën petlla…”. Mandej, shtoi se pendesa e Klevis Allës dhe sherri që ka bërë Nuredin Dumani me Talo Çelën për një makinë i ka prishur shumë punë: “…kanë qënë me mu bashkë të gjithë, për 1 makinë të qelbët ka nis gjithë puna prej atij mostrës së vogël. Na mori në qafë, na prishi shumë punë…”.

Pas pendesës së Klevis Allës, u arrestua Altin Ndoci anëtar dhe vrasës me pagesë në grupin e “Çopjave”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Bie çmimi i drithërave, fermerët e Fierit: Kemi fituar me rrushin, por humbëm me grurin e misrin

Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë...

“Ishte më e bukura”, fermeri shqiptar: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit the*a Monikën!

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një...

Mori ftesën e parë nga trajneri Sylvinho, reagon talenti shqiptar: Jashtëzakonisht krenar

Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet...