Xhovana Nikolli reagon sërish pas vdekjes së fqinjit: Shteti i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu

Date:

- Advertisement -

Vdekja e 29-vjeçarit Enea Thomaraj ka tronditur opinionin publik, pasi ai humbi jetën aksidentalisht në banesën e tij nga një shpërthim tritoli që ishte vendosur për fqinjët e tij, Xhovana dhe Alda Nikolli.
Pas kësaj ngjarjeje, Xhovana ka reaguar duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e viktimës. Megjithatë, komentuesit në rrjetet sociale kanë drejtuar kritika ndaj saj, duke e fajësuar për humbjen e jetës së Eneas.

Në reagimin e saj të fundit në rrjetet sociale, Xhovana ka treguar se ka marrë shumë mallkime, por thekson se edhe ajo ishte një viktimë e asaj ngjarjeje dhe mund të kishte humbur jetën nëse do të kishte qenë në kuzhinë në atë moment.

Sipas saj, përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi shtetin, që, siç thotë ajo, lejon kriminelët të vazhdojnë veprimtaritë e tyre nga burgu. Nikolli i referohet Nuredin Dumanit, për të cilin ajo dhe motra e saj kanë deklaruar se është porositësi i vendosjes së tritolit.

“Unë dhe familja ime jemi gjithashtu viktima në këtë mes. Nuk mora jetën e askujt dhe nuk jam fajtore as unë, as motra ime. Nëse do isha në kuzhinë kur ndodhi shpërthimi, nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit që lejon kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu,” shkruan ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dibrani Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani shënon jep asist në fitoren e Spartës së Pragës

Sparta e Pragës ka mposhtur sot Karvinën me rezultatin...

“Nuk kam frikë nga asnjë ekip në botë”! Asani për shortin e Botërorit: Më pëlqejnë Kombëtaret e forta

Jasir Asani ka rikujtuar momentet e kaluara me Kombëtaren...

Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai

Po vazhdojnë problemet në mes të ish-çiftit, Feronit Shabani...