5 ditë pushim! Shqiptarët festojnë Pavarësinë në Turqi

Date:

- Advertisement -

Këtë vit, dita e Flamurit dhe dita e Çlirimit, 28-29 Nëntori, kanë përkuar ditë jave. Por duke i bashkuar me fundjavën dhe të hënën e 27 Nëntorit që u dha pushim zyrtar, ato bëhen 5 ditë perfekte për pushime.

Edhe pse festojmë Pavarësinë dhe Çlirimin, dy data të rëndësishme për lirinë e sovranitetin e kombit, shqiptarët zgjedhin të festojnë e pushojnë në Turqi.

Përfaqësues të agjencive turistike thonë se Stambolli është destinacion kryesor pēr këto pushime dhe pas tij vjen Roma, Amsterdami dhe Barcelona.

“Ditët e fundit kemi vënë re shtime të prenotimeve, përfshirë edhe për turet e gjata që nisin të shtunën dhe mbarojnë të mërkurën. Këtë vit, duke parë trendin e prenotimeve, destinacioni ‘top’ që ka bërë diferencën nga destinacionet e tjera është Stambolli, për aty kanë qenë kërkesat më të larta. Të preferuara kanë qenë edhe Roma, Amsterdami, Barcelona etj”.

Ndërkohë që prenotimet për të festuar brenda vendit kanē rënë ndjeshëm pasi të gjithë duan të dalin jashtë.

“Për sa i përket prenotimeve brenda vendit, ato nuk kanë qenë në lartësinë e pritshmërive tona, pasi tendenca ka qenë për të udhëtuar jashtë. Por destinacionet e preferuara brenda Shqipërisë kryesisht nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë Korça, Thethi dhe Valbona. Janë të shumtë edhe shqiptarët që po zgjedhin vendet e diasporës sikurse janë Prizreni, Prishtina dhe Peja, apo Mali I Zi, Kroacia etj“.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related