“Jam shqiptar, nuk jam turk”! Legjenda e futbollit të Turqisë, tregon si e përjashtoi Erdogan pas deklaratës dhe i konfiskoi pasurinë

Date:

- Advertisement -

Legjenda e futbollit të Turqisë, Hakan Sukur, ka treguar sesi jeta e ka përplasur, mes lavdisë dhe depërtimeve nga shteti për të cilën dha një kontribut të madh. Sukur ka luajtur për Galatasarai, Torino, Sakaryspor, Inter, Parma dhe Blackburn. Ai ka fituar shumë trofe dhe me Turqinë fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës në 2002.

Më pas Sukur nuk vazhdoi në rolin e një trajner apo drejtori sportiv, por zgjodhi që të niste karrierën politike duke iu bashkuar partisë së Rexhep Taip Erdogan. Pikërisht për shkakun e këtij njeriu, sot legjenda e futbollit nuk duhet të shkeli më në Turqi dhe jeton jashtë vendit.

Gjithçka nisi në vitin 2013 pasi Sukur tha se ishte shqiptar. “E rëndësishme është të ruhet uniteti i vendit tonë. Pavarësisht dallimeve kulturore apo fetare që ekzistojnë, këtu…unë jam shqiptar, jo turk, por kam lindur këtu dhe e respektoj këtë vend në maksimum”, tha atëherë Sukur.

Menjëherë pas kësaj, Erdogan e largoi nga partia. “U hodhën gurë në butikun e gruas time, fëmijët e mi ngacmoheshin në rrugë. Duhej të largohesha, sapo u largova, më arrestuan babain”, tha Sukur. Pas largimit nga partia e Erdogani, Sukur mbështeti Fethullah Gulen dhe foli kundër Erdogan, ndërsa në 2016 u shpall “terrorist”, u kërcënua me burg dhe iu konfiskua e gjithë pasuria. Kështu legjenda e futbollit nisi një jetë të re në SHBA, pa asnjë kacidhe në xhep. Fillimisht në rolin e një kamarieri për të shërbyer pije dhe ushqim në një restorant, ndërsa tani është shofer taksie.

“Jam shofer taksie, shes dhe libra herë pas here. Jam armik i politikës s gabuar, që na ndan nga qytetërimi perëndimor. Ata politikanë kanë kryer shumë krime dhe kanë frikë nga të gjitha atë që i kujtojnë ato krime”, tha Sukur në Bild së fundmi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...