“Më kanë operuar dy herë gabim”. Grezda: Shqipëria ishte ëndrra ime, tani po pushoj se jam i lodhur nga dëmtimet

Date:

- Advertisement -

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, po mendon të “varë këpucët në gozhdë” në moshën 29-vjeçare. Grezda thotë se është detyruar ta marrë këtë vendim. Shkak kanë qenë lëndimet e shpeshta në karrierën e tij si futbollist.

Grezda

“Këto vitet e fundit me problemet shëndetësore që kam kaluar, kam qenë shumë keq. Kam tentuar të kthehem disa herë. Nuk jam i kënaqur me progresin ku mund të arrij dhe vendosa njëherë të pushoj”, ka thënë Grezda të enjten për “koha.net”.

Grezda shkëputi kontratën me Rudeshin, klub që nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Kroacisë. Largimi nga elita ishte një arsye tjetër që Grezda të largohet përkohësisht nga futbolli.

“Jam lodhur nga këto lëndime. Kam pasur kontratë edhe një vit me Rodeshin, e respektoj si ekip, por nuk kam dëshirë të luaj në ligë të dytë dhe për këtë arsye shkëputa kontratën. Nëse vjen ndonjë ofertë serioze dhe jam mirë me shëndet do t’i bashkohem, por nuk besoj. Futbollit nuk i dihet, por gjasat janë të vogla”, – ka theksuar Grezda.

Ai thotë se gjatë karrierës si futbollist ka pasur katër operime. “Kam pasur katër operime të ligamenteve në nyja të këmbëve. Dy herë në Kroaci më kanë operuar gabim. Ka qenë momenti më kritik i karrierës sime. Operimin e parë e kam pasur pak para se të kaloja te Rejnxhërs, pastaj lëndimin e kam pësuar atje në Skoci në janar. Më kanë bërë injeksione në vend të operimit. Pastaj jam bërë imun në injeksione dhe në Kroaci dy herë jam operuar, kurse herën e katërt në Barcelonë”, është shprehur Grezda.

Grezda thotë se ka mundur të arrinte më shumë. Por, sipas tij, pengesë kanë qenë lëndimet: “Të gjithë ata që më njohin, unë jam një djalë realist. I flas gjërat ashtu siç janë. Kam qenë një ndër talentet më të mëdhenj shqiptarë. Prej moshës 20-vjeçare kam bërë karrierë të suksesshme. E kam realizuar qëllimin jetësor të karrierës ku nënshkrova kontratë me një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Jam bërë shqiptari i parë që kam nënshkruar kontratë me klubin me më së shumti trofe në botë. Ka qenë një arritje e vogël për mua. Pastaj filluan krejt probleme të tjera. Nuk jam i kënaqur me arritjet e mia, pasi kam besuar se mund të arrij shumë më shumë, mirëpo jeta i ka këto sfida. Duhet të vazhdoj gjëra të tjera”, – ka theksuar Grezda.

Ai tani ka plane të tjera. Thotë se është duke bashkëpunuar me dy agjenci të mëdha që menaxhojnë lojtarët. Grezda ka luajtur edhe 13 ndeshje për Shqipërinë, ndërsa ka shënuar një gol. Por atij i vjen keq që me Shqipërinë nuk u paraqit në ndonjë ngjarje të madhe.

“Do të doja të isha pjesë e një Evropiani, por për fat të keq nuk isha. Shqipëria ishte ëndrra ime. Kur mora ftesë Kosova nuk ishte në FIFA dhe pranova direkt. Kur Shqipëria ma kishte nevojën, unë kam qenë gjithmonë aty, por unë kisha nevojë për Shqipërinë, nuk është se më ka ndihmuar. Edhe sporti i ka këto padrejtësi”, – ka thënë Grezda.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...