Është rikthyer në media historia e nuses së Librazhdit, e cila u kap mat në shtratin martesor me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.
Kujtojmë se vjehrri dhe vjehrra e të resë publikuan një vit më parë momentin kua ata kapën nusen me të dashurin në shtratin martesor.
Video u bë virale, duke nxitur komente dhe reagime të shumta nga lexuesit. Pati mjaft prej tyre që dënuan veprimin e familjarëve të bashkëshortit të së resë duke theksuar se filmimi i saj zhveshur dhe publikimi në rrjetet sociale ishte një sjellje e dënueshme, ndërsa të tjera dënuan po ashtu edhe aktin e nuses së shtëpisë, e cila futi të dashurin në shtratin martesor.
Por si e kanë përjetuar ngjarjen prindërit e të resë?
Arbeni, babai i “nuses nga Librazhdi” që u kap mat nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People në Euronews përjetimet dhe paragjykimet, 1 vit pas videos që u bë virale.
Sipas tij, zanafilla është diku tjetër, problemet me vjehrrën dhe dhëndri që pjesën më të madhe të vitit ishte në emigrim, jo në shtëpi.
Ai tregoi se vajza u lidh me djalin me dëshirën dhe kërkesën e njerëzve të tij, edhe pse u kishte thënë se vajzën e kishte të vogël.
“Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani. Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni./albeu.com/