Gazeta “Panorama Sport” mëson se gjyqtari është njoftuar të shtunën në mbrëmje vonë nga FSHF-ja për ndeshjen, por dje paradite ka marrë telefonata të çuditshme. Duke e ndierë rrezikun, për shkak edhe të një eksperience të gjatë në arbitrim, kryesori Xhaja nuk ka preferuar t’u përgjigjet telefonatave që i vinin nga numra të panjohur. Mirëpo kërcënuesit nuk janë mjaftuar me kaq.
Ata kanë shkuar te familjarët e arbitrit dhe i kanë kërcënuar me jetë. Situata është bërë shqetësuese, pasi mësohet se bashkëshortja e gjyqtarit është shtatzënë dhe pavarësisht se kërcënimet nuk kanë qenë në adresë të saj, Xhaja ka bërë kallëzim në polici i alarmuar nga situata…