VIDEO/ Djali i Vuçiç i përfshirë në konfliktin me anglezët, as rojet e tij s’e ndalojnë dot

Date:

- Advertisement -

Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është përfshirë në sherrin mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë para ndeshjes së djeshme.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur Danilo Vuçiç me truprojat e tij për t’u futur në sherrin mes ultrasve serbë dhe tifozëve anglezë. Edhe pse rojet e sigurisë, anëtarë të njësisë speciale ‘Cobra’ përpiqen ta ndalojnë me forcë dhe mbajnë larg këtij, djali i Vuçiçit ikën prej tyre dhe bashkohet me ultrasit serb.

Sipas TheSun, Danilo njihet për lidhjet e tij me ultrasit serbë, grupet dhe bandat krimnale. Ai ka qenë subjekt i polemikave edhe më parë në incidente të ndryshme si në Serbi ashtu edhe vende të tjera. Në vitin 2021, u zbuluan një sërë kri me të kryera nga një bandë e udhëhequr nga huligani famëkeq i futbollit Veljko Belivuk dhe djali i Vuçiç Danilo ishte fotografuar me ta.

Në sherrin e ndodhur dje në Gelsenkirchen rreth orës 15:30, tavolina, karrige dhe shishe u hodhën në drejtim të tifozëve. Në fillim u tha se në sherr ishin përfshirë edhe shqiptarë, por ishte policia gjermane ajo që përgënjeshtroi këto lajme dhe arrestoi 7 shtetas serb për ngjarjen ndaj anglezëve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related