Reperi i njohur shqiptar i cili prej vitesh është pozicionuar në Britaninë e Madhe, OG Merks, ka shprehur zemëratën e tij për Suella Braverman, ministren britanike e cila nuk kurseu aspak shqiptarët në deklaratat e saj për emigracionin.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Bledar Ramaj, në një video të publikuar në rrjetet sociale është shfaqur në mesin e disa burrave të veshur me kapuça, duke përdorur një makineri për të numëruar kartmonedha, e teksa në televiziorin që kanë në dhomë shfaqet ministrja e Berndshme e cila u tregon deputetëve për një operacion të madh ndërkombëtar nga Agjencia Kombëtare e Krimit, kundër bandave.
Më pas ai u thotë burrave të maskuar që të rrisin volumin në televizor, teksa Braverman u tregon depuetëve valën e shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në MB me varka të vogla përgjatë Kanalit. Këto pamje si duket e kanë nevorzuar reperin i cili ka thyer televeizorin.
E gjithë kjo skenë është filmuar për këngën e tij më të re e cila do të titullohet “Marco from Tropoja”, që mban emrin e një personazhi shqiptar në filmin Taken ku Liam Neeson luan rolin e një babai, vajza e të cilit është rrëmbyer nga kreu i bandës Marco nga Tropoja.
Megjithatë, videoja është kritikuar për stereotipizimin e shqiptarëve dhe dhënien e një shembulli të keq për të rinjtë shqiptarë.
Ramaj ka lindur në Tropojë, një qytet në veri të Shqipërisë, përpara se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar.