Biznesmeni i akuzuar per mashtrim nga Kosova, Fisnik Syla bëri bujë në media së fundmi me deklaratën se do t’i dhuronte Luizit vetë 100 mijë euro nëse ai nuk fitonte “Big Brother VIP”.
Por, premtimin e tij ai ia ka bërë me dije ditën e sotme edhe Luizi, përmes një droni të cilin ia ka dërguar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Droni mbante një banderolë me fotografinë e Luiz Ejllit dhe Fisnik Sylës dhe mbishkrimin: “Premtimin e dhënë do ta mbaj – Fisnik Syla #MeLuizin”.