VIDEO/ Plas keq në Big Brother: “Ik ndërzeu!”, Bledi sarkazon Ronaldon

Date:

- Advertisement -

Dalja në nominim e katër banorëve që u rifutën në lojë, vetëm Ronaldo duket e ka marrë keq dhe është kundër pothuajse të gjithë shtëpisë. Çdo moment ka pasur debat me çdo banor. Këtë herë debati i tij me Bledin agravoi mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi Ronaldo e cilësoi Bledin si frikacak dhe e këshilloi atë të rrisë nivelin e bisedës.

Ai madje e paralajmëroi atë dhe Nitën, duke iu referuar si “Nënë Tereza” se nuk kanë për të fjetur gjumë sonte. Ronaldo tha se Bledi nuk ka turp, pasi gjithë javën shau Dean, ndërsa në “Prime” doli dhe i kërkoi falje asaj.

Bledi i tha atij të ikë të marrë furnizimin e argumentave e më pas të përballet me të. Debati agravoi me tone të larta dhe fjalë ofenduese. Bledi i tha Ronaldos “ik ore ndërzeu!’, ndërsa ky i fundit u revoltua dhe kërkoi të futej në dhomën e rrëfimit.

Pas këtij momenti, Ronaldo është ndier i ofenduar dhe ka kërkuar Zarf të Zi për Bledin. Sipas Ronaldos, fjala “ndërzeu” ka kuptimin kur demi kryen marrëdhënie seksuale me lopën. Nita e cila nxori këtë katërshe në nominim, ka qeshur dhe nuk ka tentuar që të qetësojë situatën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...