Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse në mjetin e Benard Ndrecës, shihet edhe nëna e tij e cila ka shpëtuar gjithashtu mrekullisht nga ky moment.
Ajo vrapon direkt tek i biri, e ëma hap derën e makinës dhe sigurohet që është gjallë.
“Nard more, Nard more, ah e mjera unë”- tha nëna e tij.
Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë se si ka ndodhur shpërthimi me një sasi lënde plasëse në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Dy persona gjatë natës i janë afruar me qetësi automjetit tip “Audi” të Ndrecës. Më pas një prej tyre shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan.