E shkruan edhe në gjuhën shqipe, Xherdan Shaqiri largohet zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës

Date:

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Futbollisti me origjinë shqiptare ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja. Për shkak të kalimit të viteve dhe rënies së formës, në këtë Europian të Gjermanisë, Shaqiri nuk është përdorur shumë nga trajneri i Zvicrës.

Për këtë arsye, vetë lojtari ka preferuar që ta mbyll me nder dhe të mos jenë drejtuesit e Zvicrës që ta largojnë në të ardhmen. Pas një kontributi të madh, Shaqiri ka njoftuar me një reagim në rrjetet sociale largimin e tij nga Kombëtarja. Ai i ka falënderuar të gjithë edhe në gjuhën shqipe.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me Kombëtaren e Zvicrës dhe shumë momente që nuk harrohen. Është koha për t’i dhënë lamtumirën Kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë arsye ju them faleminderit të gjithëve”, shkruan Shaqiri.

Sigurisht kur vitet të kalojnë, pengu më i madh i këtij lojtari do të jetë fakti që nuk e përjetoi një emocion të madh me Shqipërinë, por zgjodhi që të ishte pjesë e Zvicrës. Por tani është histori e së shkuarës, Shaqiri e mbyll me futbollin e luajtur në Kombëtare. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...