Armando Broja mbetet ende një temë e nxehtë në këtë merkato vere. Shumë klube europiane janë të interesuara për shërbimet e tij, por ende nuk ka një marrëveshje. Evertoni vijon të mbetet i interesuar për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.
“The Athletic” bën me dije se klubi nga Liverpool-i nuk ka hequr dorë nga Broja. Bisedimet mes palëve nuk kanë përparuar më tepër, por një rol të madh në këtë çështje pritet të luajë e ardhmja e Dominic Calvert-Leëin-it. Për 27-vjeçarin ka ofertë nga West Ham-i dhe nëse do të zgjedhë të largohet, atëherë do t’i hapte udhën negociatave për Armando Brojën.