Të tjera detaje janë zbardhur nga dhunimi i 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet dje i shtrirë në rrugë, pasi ishte dhunuar.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se autori është identifikuar si Bajram Gjeleshi. Dyshohet se motivi i konfliktit me Kason ishin disa mesazhe qe ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale.
Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.
Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj i cili e dhunoi me grushte.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.
42-vjeçari ndodhet në spitalin e traumës duke luftuar për jetën dhe nuk ka mundur dot të deponojë para policisë. Nga verifikimet e kryera rezulton se ai ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja.
Ndërkohë autori është shpallur në kërkim.