Nuk përfaqëson Rrogozhinën, por Shqipërinë! Egnatia tregohet ekipi i madh kundër serbëve, t’i japim leksion në tokën shqiptare

Date:

- Advertisement -

Egnatia është padyshim një ekip shembull. Gjithmonë jemi munduar në vitet e fundit për ta krahasuar Egnatian me një tjetër skuadër, për t’i gjetur ekipin krahasues nga më herët, por në fakt vetë Egnatia është një shembull për t’u marrë.

Në turin e parë të Champions League, skuadra shqiptare u përballë me ekipin serb të Bosnje Hercegovinës, Borecin. Një ndeshje skandaloze ku u kënduan shumë kore kundër shqiptarëve dhe u tha se Kosova është Serbi. Duke parë të gjithën këtë situatë, Egnatia tregoi dinjitet duke ndaluar ndeshjen për 10 minuta derisa tifozët të qetësoheshin.

Por sikur të mos i mjaftonte ky ambient jo sportiv, nga ana tjetër arbitri mbajti ndjeshëm në favor të vendasve dhe ndëshkoi Egnatian me 6 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq, në humbjen tonë, 1-0.

Themi humbjen tonë, sepse këtë herë Egnatia nuk përfaqëson Rrogozhinën, por gjithë Shqipërinë. Një tjetër reagim brilant ka ardhur nga Egnatia përpara ndeshjes, e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje në orën 21:00.

Shumë klube të tjera shqiptare do ta kishin shfrytëzuar këtë moment, këtë histori të ndodhur, për të bërë disa para dhe do t’i kishin lënë biletat në çmim të lartë duke e ditur se tifozët shqiptarë janë të ndjeshëm karshi koreve të tilla, për më tepër kur dihet që vijnë nga serbët.

Por jo Egnatia, ata vendosin që biletat në Elbasan Arena t’i linin vetëm 2 mijë lekë të vjetra në Tribunën D, E dhe F, ndërsa në tribunën A, 20 mijë lekë të vjetra. Një çmim shumë i përballueshëm, teksa në këtë mënyrë Egnatia sigurohet që të mbushet stadiumi dhe të ketë të gjithë tifozët për të kaluar serbët dhe për t’i dhënë një leksion të madh në tokën shqiptare. Ata nuk e shfrytëzuan dhe nuk përfituan nga kjo situatë për interesat e tyre financiare. Ekipet e mëdha dallohet në detaje të vogla dhe po, Egnatia është një ekip i madh tanimë në Shqipëri. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...