Për Ernest Muçin është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Lojtari i Kombëtares me shumë gjasa do të largoheet nga Besiktas, pasi në drejtim të tij ka ardhur një ofertë tunduese.
Madje në Turqi e bëjnë fakt të kryer, teksa raportohet se Muçi transferohet në Premier League për shifrën e 19 milionë eurove. Në fakt është Aston Villa që ka bërë një ofertë të tillë, e cila siç duket është pranuar nga turqit.
15 milionë euro do të shkojnë menjëherë në arkat e Besiktas, teksa 4 milionë euro të tjera do të jepen në formë bonusesh. Kështu 23-vjeçari do të mbyllte aventurën e tij në Turqi vetëm pas 6 muajsh.