“Të rrahësh dhe vrasësh të pafajshëm është ‘Vrasje nga Pakujdesia’ në Shqipëri”

Date:

- Advertisement -

Pedegogu dhe aktivisti i njohur, Ervin Goci ka bërë një reagim në lidhje me akt akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj autorit të vrasjes së 42 vjeçarit në Pogradec, Egli Proga, pasditen e së shtunës.

Ngjarja, e cila në fillim u raportua si aksidentale, kishte autor Denis Meçen, i cili dyshohet se është konfliktuar me të riun, pasi i ka kërkuar xhiron ditore të biznesit si gjobitës.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga 42 vjeçari, pasi ka thënë se të ardhurat i nevojiten për familjen e tij dhe dy fëmijët e mitur.

Refuzimi i pagesës, ka bërë që autori i vrasjes, Meçe ta godasë atë disa herë, por një grusht në anën e majtë të kokës duket se ka rezultuar fatal për jetën e Egli Progës.

Në reagimin e tij, Goci ka ironizuar Prokurorinë dhe vendimin e Gjykatës, duke thënë se vrasjet po bëhen të ligjshme për aq kohë sa një vrasje e pastër dhe e mirëmenduar nga autorët e krimit, cilësohet nga organet e akuzës si “Vrasje nga Pakujdesia”, për të cilën autori mund të dënohet deri në 5 vite burg, ose thjesht gjobëvënie.

Sipas Gocit, gjobaxhinjtë që duket se kanë pushtuar qytetin e paqtë të Pogradecit, nuk janë të njëjtë me ato të ‘97 kur nuk kishte shtet, por janë njërëz që kanë mbështetjen e pushtetit.

Reagimi i Ervin Gocit:

“Imagjinoni t`i shkosh dikujt te dera per t`i marre leket dhe ta rrahesh per vdekje se nuk t`i jep, quhet “vrasje nga pakujdesia”, qe do te thote qe do dale nga burgu per aq kohe sa do rrinte po te kishte goditur nje lope aksidentalisht me makine.

Per te kuptuar gjendjen e rendit, mjafton te shihet se si qyteti me i paqte ne planet, Pogradeci eshte shnderruar ne nje fole krimi ku vendosen “pizzo”, pra gjoba, harace, ne kurriz te qytetareve te thjeshte.

Keta gjobaxhinj nuk jane si zoterit e luftes te 97`-tes qe qarkullonin me 12.7-sht ne dore, por jane me siguri njerez me pushtet, qe pushtetin dihet se nga e marrin.

Ndërkohë, ditën e sotme, 13 gusht, Gjykata e Korçës vendosi masën “arrest me burg” për 29-vjeçarin, Denis Meçe, mbi të cilin rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”.

Derisa nuk jemi ne lufte, zoterit e luftes jane me siguri zoterit e blerjes se votes dhe patronazhimit, qe mesa duket nuk qenka thjesht elektoral, por dhe te vikan te dera per t`u interesuar per te mjelat. Eglin e shkrete e vrau krimi, e vrau policia, e vrau prokuroria, e vrau dhe gjykata.

Te vetmit qe mund ta ruajme dhe kujtojme kushtin e tij jane qytetaret e thjeshte e te ndershem, qe jane shumice dhe qe duhet te organizohen politikisht per te luftuar kunder krimit”, shkruan Goci në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...