Grushte e shkelma mes pushuesit dhe efektivit, Policia sqaron sherrin në Ksamil: I riu refuzoi gjobën, shpallet në kërkim

Date:

- Advertisement -

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e shtetasit Lilo Mera 28 vjeç, banues në Ksamil.

28 vjeçari, para dy orësh në Ksamil është konfliktuar me dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar dhe dhunuar njërin prej tyre, efektivi A. K 26 vjeç.

Mera nuk ka pranuar të gjobitet për një kundra vajtje penale dhe fillimisht i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave.

Pas kësaj bashkë me vëllanë e tij janë konfliktuar me dy efektivë policie, teksa Lilo Mera ka goditur njërin prej tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me automjet për në drejtim të paditur. Policia e ka identifikuar atë dhe ka nisur operacionin për kapjen e tyre.

Në komisariat mësohet se është arritur të shoqërohet vëllai i shtetasit Lilo Mera, për të cilin po kryhen procedurat paraprake, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...