“Mjafton një klik në internet”/ Deri në 1500 euro dita, Tirana lulëzon me eskorta të huaja!

Date:

- Advertisement -

Në kushtet kur turizmi në vend ka pasur rritje të vazhdueshme nga viti në vit, të njëjtën rritje e ka pasur edhe “turizmi seksual”.

Përveç dëshirës për të përjetuar nga afër bukuritë natyrore të Shqipërisë duket se vizitorë të huaj kanë edhe një arsye tjetër për të udhëtuar në vendin tonë, atë të shërbimeve seksuale që ofrohen nga ato që njihen ndryshe si “escorta” të cilat tashmë nuk janë vetëm shqiptare por me shumicë të huaja që nga vendet aziatike e deri tek ato afrikane.

“Mjafton një klik në internet”

Mjafton një navigim në internet me togëfjalëshin “Escort Tirana” për të zbuluar lulëzimin e prostitucionit që reklamohet në faqet online lehtësisht të aksesueshme për këdo.

Në faqet e internetit ka fotografi të ndryshme të vajzave me origjinë të huaja, nën të cilat gjendet përshkrimi për secilën dhe sigurisht edhe çmimi i shërbimit seksual duke e matur me orë.

Mijëra euro për një ditë me një escortë

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Versus.al çmimet janë të ndryshme për eksperienca me vajza që vijnë nga shtete të ndryshme dhe variojnë nga 100 deri 200 euro për 1 orë deri në 1500 euro për shoqërim gjatë gjithë ditës, shkruan versus.

Ndërkohë që poshtë secilit profil të escortave ka “vlerësime” të bëra nga klientë të mëparshëm të tyre të cilët i rekomandojnë ose jo për të tjerët.

Escorta nga Kazakistani, Afrika e deri në Amerikën Latine

Mes vendeve nga të cilat vijnë escortat renditen ato të Amerikës Latine si Venezuela, Panamaja, Kolumbia, Brazili por nuk mungojnë as ato nga vende të Evropës si Bjellorusia, Spanja, Anglia. Mes tyre ka edhe prej atyre me origjinë nga vende afrikane dhe aziatike si nga Turqia dhe Kazakistani apo Vietnami.

Nën fotot e publikuara, ata përdorin edhe shkrime për të joshur të interesuarit që t’i kontaktojnë personalisht nëpërmjet numrit të ëhatsapp që e kanë publikuar gjithashtu mes të dhënave të tjera.

“Unë qëndroj në Tiranë për momentin dhe jam në dispozicion për ju. Nëse keni nevojë për të kaluar një moment të mirë! Unë kam një apartament ku jetoj vetëm, kështu që më shkruani ose më telefononi” shkruhet në një prej profileve të një vajze nga Kolumbia.

Faqet janë lehtësisht të aksesueshme në internet dhe pavarësisht se prostitucioni në Shqipëri është i ndaluar me ligj, nuk duket të ketë ndonjë përpjekje serioze nga agjencitë ligjzbatuese për të ndaluar këtë fenomen gjithnjë e më në rritje, paralelisht me numrin e turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë cilët duket se nuk vijnë vetëm për bukuritë natyrore.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...