Banorja e “Big Brother Vip” Dea Mishel njihet për raportet miqësore që ka me banorët e tjerë.
Së fundmi bukuroshja është parë shumë e afërt me Kristin, teksa e ka ndihmuar atë të pastronte qafën dhe kokën, pasi e kishte të vizatuar.
Theksojmë se më herët Dea ka thënë se ka tension në momentin kur i afrohet Kristi. Jo vetëm kaq, por në prime-n e kaluar Kristi nominoi Jorin dhe Elvisin duke thënë se nuk dëshiron që Dea të ketë banorë të fortë në nominim.