Atentati ndaj Fation Muratit dhe tritoli ndaj babait të “hasmit”, rikthim i Vis Martinajt apo hakmarrje e miqve për zhdukjen e tij?

Date:

- Advertisement -

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 prill) në derën e banesës së Muhamet Dukës.

Ky i fundit është babai i Leonard dhe Elis Dukës. Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.

Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë vijon të jetë i zhdukur prej gushtit të viti 2022 dhe policia ende nuk e ka një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të.

Por dy ngjarje e fundit kriminale të ndodhura në Tiranë duket se flasin për një rikthim të Martinajt. Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur në lokalin në pronësi të Fation Muratit më 12 mars, ku mbeti e vrarë një grua e pafajshme ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën.

“Fijet” që lidhin Vis Martinajn me masakrën e “Don Boskos”

Fatjon Murati, mik i Endrit Dokles, një personazh me aktivitet të theksuar kriminal, është i dyshuar si organizator i masakrës së Fushë-Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, si dhe të shokët e tij, vitin e kaluar.

Ndaj dyshimet janë se atentati është një mesazh që vjen nga armiqtë e tij.

Por, ky atentat, nga i cili u plagos edhe xhaxhai i Fatjon Muratajt, ngre dyshime për një rikthim të mundshëm të Ervis Martinajt, i cili është zhdukur pa gjurmë që në 9 gusht të vitit 2022, ndërsa maskra e Fushë-Krujës ndoshin të dielën e 17 korrikut 2022, pra 1 muaj para.

Ndërkohë, Nuredin Dumani i kishte hedhur “benzinë zjarrit”, pasi kishte dëshmuar se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për të ekzekutuar Endrit Doklen.

Killeri Dumani nuk arriti ta kryente porosinë pasi Dokle mbrohej shumë. Dokle është dhëndër tek Reçët, të cilët janë në konflikt me Martinajt.

Babai i Vis Martinajt ka ngritur dyshime tek Dokle për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Por, atentati i 12 marsit shtoi dyshimet se Martinaj po hidhet në veprim për të larë hesapet me armiqtë.

Nga atentati i 12 marsit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën

Edhe pse ishte në arrest shtëpie, Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Dy ngjarjet e fundit kriminale, tritoli në shtëpinë e Dukës dhe atentati ndaj Muratit duket se flasin për një rikthim të Martinajt. Por nuk përjashtohet mundësia që Martinaj të jetë eleminuar nga kundërshtarët e tij dhe tashmë miqtë e ngushtë të “mbretit të lotove” kanë nisur hakmarrjen për vrasjen e MArtinajt.

I mbetet policisë që të zbardhë misterin Martinaj dhe atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të shumëkërkuarin e policisë./Albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...