“Pronari nuk i jepte rrogën”, babai tregon mes lotësh vetëvrasjen e djalit: Më tha “s’do ta bëj”

Date:

- Advertisement -

Dritan Lalaj, është 33-vjeçari nga Frakulla e Vogël, Fier, i cili u gjet i vetëvrarë në Hamburg, Gjermani.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjen dhe komunitetin e tij.

Babai i tij, Fitim Lalaj, ka zbuluar se shkaku i vetëvrasjes ka qenë moskorrektesa e pagesës nga pronari, një situatë që ka shkaktuar shumë stres dhe dhimbje për të riun.

Dritani ishte fëmijë i vetëm dhe kishte humbur nënën e tij më parë. Babai i tij, i moshuar dhe në gjendje të vështirë, është i tronditur nga humbja e djalit. Ai ka treguar për mediat momentin e fundit të bisedës me të birin, tre ditë para tragjedisë, ku Dritani kishte premtuar se nuk do t’i bënte asnjë të keqe vetes, pas një tentative për vetëvrasje disa ditë më parë.

Tani, babai apelon për ndihmë për kthimin e trupit të djalit, i cili sipas të afërmve do të kushtojë rreth 25.000 euro. Komuniteti shqiptar në Hamburg ka shprehur solidaritet për të ndihmuar në mbledhjen e kësaj shume, ndërsa banorët e zonës gjithashtu janë të gatshëm të kontribuojnë për këtë çështje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...