Një mbrëmje plot emocione dhe debate të forta ishte ajo e natës së kaluar në Big Brother Vip. Një deklaratë e Luizit lidhur me Efin ishte zanafilla e një debati të fortë ku u përfshinë dhe persona të tjerë.
Luizi deklaroi në një moment gjatë debatit me Efin se nuk do të donte që motra e tij të merrte pjesë në një program dashurie si ai që ishte pjesë Efi.
Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak modertores, Arbana Osmani, e cila iu kundërpërgjigj këngëtarit duke i thënë se nuk do të kishte dashur të dëgjonte dikë duke thënë të njëjtën gjë për një vajzë që bënte dashuri poshtë jorganit në një format televiziv, duke iu referuar raportit të Luizit dhe Kiarës.
Arbana: Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.
Luizi: S’kemi bërë gjë poshtë jorganit
Arbana: Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive.