Suzana Guxholli, ekonomiste tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se çmimet e turizmit në jug të Shqipërisë janë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.
Guxholli u shpreh se i shkon më lirë të pushojë në Itali apo Spanjë se sa në jug të Shqipërisë.
“Kush shkon në jug me 1500 euro nata? Unë nuk kam aq shumë para sa të shkoj në Jug, me shumë më pak para shkohet, për ato kushte në Greqi, Itali, në Spanjë. Unë shkoj dhe shkohet shumë më lirë”, tha Guxholli.