Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas lajmeve të publikuara ditën e sotme se 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko nga hetimet ka rezultuar se ka favorizuar një lojtar kazinoje.
Por, sipas gazetares së kronikës kjo nuk është një pistë e re dhe as zbulim dhe shton më tej se ka shumë detaje rreth atij lojtari dhe është folur më parë në 3 emisione për të.
Lala shkruan në rrjetet sociale se rreth kësaj çështje po bëhet shumë zhurmë, por pa fakte. Sipas saj, lojtari i kazinosë i cili mori informacione nga krupierja Joy Ayoko ka fituar shumë para dhe ë marrë në pyetje nga Policia.
Reagimi:
Lajmi qe Joy Aoko dyshohet se favorizoi nje lojtar kazinoje eshte i vjeter shume. Nuk eshte fare piste e re dhe as zbulim! Jane dhene detaje rreth ketij lojtari. Te qarta shume. Te pakten ne 3 emisione. Vrasja e saj duhet zbardhur. Nena e Joy kerkon drejtesi! ps.kjo zhurma rreth ceshtjes se vrasjes se saj me bezdis shume. Zhurme pa fakte!
Ditën e sotme u bë e ditur se Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Ky person është marrë në pyetje.