Dy motrat shqiptare shpallen heroina trime! Çarmatosin hajdutin në një farmaci në Itali

Date:

- Advertisement -

“Një burrë me kapuç u shfaq i armatosur në farmacinë Galluzzo në Firence. Dy shqiptare trime pritën momentin e duhur, i morën armën dhe e detyruan të ikte me të katra”, është përshkrimi hyrës që i bën Corroere Della Sera historisë së dy të rejave trima që u kthyen në shpëtimtaret ditore në shtetin fqinj.

Historia vijon
Hajduti priti disa minuta në radhë, me kapuç dhe një shall që i mbulonte fytyrën. Më pas, kur i erdhi radha, ai i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar që të zbraste kasën. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur në mes të panikut Maria dhe Albana, dy mikeshat shqiptare, pastruese të farmacisë, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen.

“Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë”,-tha Maria, 39 vjeçe. “Pashë nga larg që hajduti i kishte drejtuar armën Dr. Elisës, e pashë të shtrirë nën banak, e kisha frikë se mund të kishte vdekur.

Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova drejt tij. Kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”.

Më pas ndodh një përleshje fizike mes Marias dhe hajdutit, Maria bie përtokë, hedh armën, në këtë mes hyn në lojë Albana, e cila merr armën.

Hajduti më pas ndjek Albanën nëpër Piazza del Galluzzo, e më pas shqiptarja hedh pistoletën në asfalt, grabitësi e merr dhe zhduket. Sot Maria dhe Albana janë rikthyer në punë në farmacinë Galluzzo.

Maria është 39 vjeç, ka që 19 vjeç në Itali, është e martuar me tre fëmijë. Albana ka dy fëmijë dhe prej 23 vitesh ndodhet në Itali.

Të dyja kanë lindur në Shkodër, e mbërritën shumë të reja në Itali për t’u bashkuar me bashkëshortët e tyre.

“I yni mund të duket si një gjest heroik, por në realitet kemi vepruar sipas instinktit, një instinkt mbrojtës ndaj nesh dhe ndaj klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”,-shprehen shqiptaret.

Ato ende i kanë në mendje ato momente paniku, “Megjithatë në këto dy netë kemi fjetur të qeta”, bëjnë shaka ato.

Edhe Maria dhe Albana i drejtohen grabitësit me fjalët: “Dëshirojmë t’i themi të mos e bëjë më një gjë të tillë, por gjithashtu t’i themi se nuk ia vlen të shkatërrosh jetën tënde për disa qindra euro. Ta falim? Nuk mendoj se jemi gati ta falim”.

Dhe në fund kërkojnë një konsideratë: “Ndonjëherë ka paragjykime për të huajt që kryejnë krime, këtë herë jemi të lumtur që kemi kontribuar në çarmatosjen e një krimineli që tingëllonte si fiorentin në theksin e tij”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...