Aman ore ku janë zhdukur këta te policisë bashkiake se na dogji malli???!!! Po si ka mundësi, te zhduken me magji te kudondodhurit e bashkisë, qe te prisnin poshtë derës se pallatit pa zbritur mire nga makina dhe ta plasnin gjobën surratit.”
Kështu e nis shkrimin e tij ironizues gazetari Artan Hoxha, për policët bashkiakë të Tiranës, për të cilët thotë se janë “zhdukur” qëkur ka filluar fushata dhe mezi po durojnë të dalin përsëri në rrugë, pas 14 majit.
“Kujt i shkonte mendja se do na merrte malli kaq shpejt per ta. Per ato patrullat dyshe, me kostumet e dala boje, me ate jelekun e verdhe si squfuri dhe sidomos me ato blloqet e bukur te gjobave ngjyre mavi, ku ti rendisnin ato zerot e gjobes mu si rruaza perlash njera pas tjetres…”, vijon ai.
Megjithatë, gazetari Artan Hoxha thotë se pas 14 Majit, policët bashkiakë të Tiranës do të jenë përsëri “në qarkullim” për të vendosur gjoba e për të përzënë shitësit ambulantë që qëndrojnë qosheve të pallateve në kryeqytet.