Mediat italianë kanë zbuluar identitetin e vajzës shqiptare, e cila u vra me armë zjarri nga ish i dashuri i saj, në orën 02:00 pas mesnate në qytetin e Savonas.
Mësohet se viktima 28-vjeçare quhet Danjela Neza. Ndërkohë ish-partneri i saj është identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.
Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari. Në sherr e sipër, rreth Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur në tokë.
Pas vrasjes, ai ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, duke pohuar se shkak ka qenë fundi i lidhjes së tyre.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut, ndërsa autori ishte me rekorde të pastra./Ansa.it