U vra nga babai i saj, një minutë heshtje në shkollën e Xhesika Malajt, drejtoresha: Ishte shumë e sjellshme dhe e butë

Date:

- Advertisement -

Krimi që tronditi familjen Malaj në Itali, ku kryefamiljari ka goditur dhjetëra herë me thikë një shtetas italian, bashkëshorten dhe vajzën e tij, ka tronditur provincën e Foggias.

Mediat italianë shkruajnë sot për 16 vjeçaren e vrarë nga babai i saj me thikë, në përpjekje për të mbrojtur të ëmën e saj.

Xhesika Malaj ndoqi institutin shtetëror të arsimit të lartë Fiani-Leçisotti në Torremaggiore. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, 45 vjeçari Taulant Malaj ka hyrë në pallat, në shkallët e të cilit ka vrarë shtetasin italian Massimo De Santis, dhe më pas në banesë ka tentuar që ti marrë jetën bashkëshortes së tij.

Xhesika ka dalë para të ëmës, duke marrë goditje me thikë nga babai i saj, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që Tefta Malaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.

Taulant Malaj, i cili punonte si bukëpjekës, u arrestua nga policia, teksa ishte duke kërkuar në afërsi të pallatit për djalin 5-vjeçar që po ashtu donte që ta vriste.

Carmine Collina, drejtuese e institutit ku Xhesika ndiqte studimet, thotë se vajza “ishte shumë e përqendruar, e sjellshme dhe e butë. Ajo ishte një studente që ndiqte rregullisht mësimin, e cila kurrë nuk kishte probleme me integrimin. Ne do të qëndrojmë rreth shokëve të saj të klasës në mënyrë që tju lehtësojmë atyre dhimbjen për ngjarjen e rëndë”. Sot në orën 9.45 do të respektohet një minutë heshtje në të gjitha klasat.

“Ne do të mirëpresim shokët e klasës së Gessica-s dhe do të punojmë me psikologen e shkollës për të kaluar këtë moment të vështirë”, siguron Collina.

Pamjet e masakrës së Torremaggiore, Taulant Malaj i ka shpërndarë fillimisht në Ëhatsapp. Pamjet filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.

I mituri 5 vjeçar mësohet se po qëndron te dajat e tij, ndërkohë që Tefta Malaj ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spital, jashtë rrezikut për jetën.

45-vjeçari Malaj punonte si bukëpjekës. Ai përdori një thikë kuzhine për të vrarë De Santis dhe vajzën e tij. Skena e vrasjes është një ndërtesë në via Togliatti. De Santis dhe Malaj ishin fqinjë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...