“Ku është Gëzimi? O mashtrus”/ Edmond Spaho sherr me kryetarin e Maliqit dhe deputetin e PS (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Një incident politik është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit në Maliq. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme deputeti i PD-së, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun dhe deputetin e PS-së, Ilir Pendavinji.

Konflikti është regjistruar në zonën e Vreshtasit, gjatë një takimi elektoral që po kryente Topçiu me traktoristët e zonës. Aty ka shkuar dhe deputeti Spaho për të filmuar teksa akuzon Topçiun se po i mashtron fermerët duke iu premtuar targa për traktorët.

Në këto momente ka ndodhur dhe konflikti. Socialistët që ishin në këtë takim kanë filluar të brohorasin kundrejt deputetit demokrat për ta larguar këtë të fundit nga takimi.

VIDEO nga sherri qe ndodh ne fund

BISEDA

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...