Për herë të parë në 32 vite demokraci, Bashkia e Shkodrës u fitua nga e majta. Në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kandidati i PS-së Benet Beci arriti të fitonte me mbi 10 mijë vota diferencë ndaj rivalit të tij Bardh Spahia.
Pas fitores historike, Partia Socialiste e Shkodrës ka organizuar një festë madhështore me gjithë simpatizantët e saj. Në këtë festë nuk mund të mungonte dhe kryebashkiaku i ri Benet Beci dhe drejtuesja politike e PS-së për Qarkun e Shkodrës Elisa Spiropali
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Beci dhe Spiropali shfaqen duke kërcyer së bashku në një atmosferë të zjarrtë, teksa në sfond dëgjohen vargjet e këngës “Unë me ty kam ranë dashnie”.